Shëndetësi

Rritet rezistenca ndaj antibiotikëve

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 22 July 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për rezistencën ndaj antibiotikëve.

Specilistët e OBSH thonë se kjo pritet të ndikojë në rritjen e sëmundshmërisë.

“Në shekullin e XXI, një risk të madh dhe e cilëson të 10 në risqet e shëndetit, është antibiotika-rezistenca.

-Advertisement-

Një bakter i cili sot shkakton një infeksion dhe kurohet shumë mirë me medikamentet që kemi nesër do bëhet rezistent dhe nesër sjell rritje të sëmundshmërisë së dhe mortalitetit”, thotë specialistja e OBSH, Blerta Brati.

Jo vetëm keqpërdorimi për kurim, por edhe në industrinë ushqimore, duket se janë faktorët kryeore të rezistencës ndaj antibiotikëve, në një kohë kur për këto të fundit nuk ka gjetje të reja.

“Amr ose rezistenca ndaj antibiotikëve është një proces normal që zhvillohet nga baktere, mykëra, parazitë, viruset. Pra ata bëhen rezistentë ndaj mjekimit.

Rezistenca ndodh atëherë kur në mjekohemi apo keqmjekojmë, keqpërdorimi dhe mbipërdorimi në industrinë agrio-ushqimore dhe veterinare. Një pjesë e antibotikëve ekstratohen në ujë”.

Në projeksionet e OBSH rekomandohet që vendet deri në 2030 të ulin me 20 % vdekshmërinë, me 10 % përdorimin e antibiotikëve tek njerëzit dhe më kryesorja me 30% përdorimin e antibiotikëve tek kafshët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera