Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës, vetëm në qershor mbi 70 mijë turistë
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 07 August 2026
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin qershor 2026, të cilat tregojnë një rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas ASK-së, gjatë muajit qershor 2026, hotelet në Kosovë kanë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë, prej të cilëve 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 vizitorë të huaj. Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 63.502 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 10,6 për qind.
Edhe numri i net-qëndrimeve ka shënuar rritje. Gjatë qershorit janë regjistruar 163.739 net-qëndrime, ku 85.783 ose 52,4 për qind i përkasin vizitorëve të huaj, ndërsa 77.956 ose 47,6 për qind vizitorëve vendorë.
Sa i përket turistëve të huaj, ASK njofton se numri i tyre është rritur për 5,2 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2025.
Shteti nga i cili ka ardhur numri më i madh i turistëve mbetet Shqipëria, me 7.628 vizitorë, ose 13 për qind më shumë se një vit më parë. Vizitorët nga Shqipëria kanë realizuar 16.644 net-qëndrime, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 41,9 për qind.
Rritje të konsiderueshme është regjistruar edhe te turistët nga Turqia, të cilët arritën në 3.979 vizitorë, ose 36,4 për qind më shumë krahasuar me qershorin e vitit 2025. Net-qëndrimet e tyre u rritën edhe më shumë, duke arritur në 7.989, që përfaqëson një rritje prej 72,1 për qind.
Ndërkohë, numri i vizitorëve nga Zvicra u rrit me 2 për qind, duke arritur në 3.121 vizitorë, ndërsa net-qëndrimet e tyre u rritën për 7,3 për qind, në 5.143.
Nga Gjermania u regjistruan 4.300 vizitorë, një rënie e lehtë prej 1,5 për qind krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, net-qëndrimet e turistëve gjermanë u rritën me 5,5 për qind, duke arritur në 8.206.



T� tjera
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...


































