Rritet numri i të sëmurëve nga zemra, QKUK ka trajtuar rreth 5 mijë persona
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 28 September 2018
Rreth 5 mijë persona me probleme me zemër kanë kërkuar ndihme mjekësore gjatë këtij viti në QKUK.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i QKUK, Tefik Bekteshi në konferencën për medie të organizuar në Ditën Botërore të Zemrës, shkruan gazeta inFokus.
““Në Kardiologji kemi 4.468 pranime, duke shtuar edhe 740 pranime në kardiologji dhe kardiologji invazive, pra një numër që flet vet. Kemi 153 operime në këtë vit, nëse krahasojmë me vitin e kaluar kemi pas 99 operime me zemër të hapur, pra çka është një ngritje prej 160 përqind. Deri në këtë ditë kemi bërë 1780 koronografi, krahasuar me vitin e kaluar kanë qenë 845, pra është rritë dy herë e gjysmë më shumë, janë realizuar 1010 stentime, domethënë procedura, gjegjësisht implementuar 1222 stenda, pra kjo është një ngritje nga viti i kaluar ku kanë qenë 55 procedura, për 200 përqind“, ka thënë ai.
Ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se çdo vit në botë vdesin nga 17 milionë njerëz.
“Sot në botë nga sëmundjen vaskulare praktikisht çdo vit shkaktojnë 17 milionë vdekje dhe deri në vitin 2030 është parashikuar të vdesin nga sëmundjet vaskulare rreth 23 milionë njerëz, këto sëmundje shkaktohen nga një sërë faktorësh duke filluar karakteristikat sociale-mjekësore, nga presioni i lartë i gjakut, nga kolesteroli i lartë, nga obeziteti, diabeti dhe faktorët e mënyrës së jetesës. Duke pasur këtë parasysh dhe duke llogaritur uljet modeste të tensionit të gjakut, obozitetit, kolesterolit dhe konsumimit të duhanit në gjithë popullsinë, ne në programe parandaluese, trajtuese dhe rehabilituese, mund të përgjysmojmë të gjitha rastet e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat në një përqindje të lart luajnë një rol të konsiderueshëm dhe brengosës në patologjinë kosovare“, ka thënë ai./inFokus
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...