Lajme

Rritet numri i aksidenteve në komunikacion, vetëm në 24 orët e fundit ndodhën 94

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 23 July 2023

Në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 94 aksidente.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia e Kosovës, 30 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 286 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

-Advertisement-

Për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 16 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera