Lajme

Rritet numri i aborteve me vetëdëshirë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 13 October 2024

Gjatë këtij viti është rritur numri i grave që kanë kryer abort me vetë-dëshirë. Rreth 130 aborte artificiale janë regjistruar brenda nëntë muajve të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkaq, në të njëjtën periudhë numri i lindjeve është rreth gjashtë mijë.

Këto janë të dhënat, të cilat i bën të ditura drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në një intervistë për KosovaPress. Ai flet edhe për numrin e lindjeve me prerje cezariane për çka tregon se gati gjysma e tyre bëhen në këtë mënyrë.

Udhëheqësi i Gjinekologjisë potencon numrin e lindjeve me prerje cezariane, teksa bën krahasimin me vitin e kaluar.

-Advertisement-

Ndrejaj ka folur edhe mbi repartet e kësaj klinike, të cilat ballafaqohen me mungesën e sistemit të klimatizimit.

Në nëntor 2008 ishte miratuar Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë, i cili hyri në fuqi në janar 2009. Ky ligj përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor që përbëhet prej tre profesionistëve – dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera