Lajme

Rritet në 26 numri i të vrarëve në shpërthimin pranë një banke në Afganistan

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 22 June 2017

Është rritur në 26 numri i të vrarëve në shpërthimin e një makine të mbushur me eksplozivë pranë një banke në Afganistan.
Zyra e provincës Helmand, ku ndodhi sulmi, ka thënë se të paktën 26 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi sot në mesditë, sipas kohës lokale.

Shumë persona kishin krijuar radhë duke pritur për t’i marrë pagat në bankë para festës së Barjamit të Madh, e cila fillon të premten.

Ende asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët dhe ISIS në të kaluarën i kanë sulmuar bankat ku policia, ushtarët dhe shërbyesit civilë i marrin rrogat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera