Lajme

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 24 July 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë.

Po ashtu, gjatë 24-orëshit të fundit nuk është raportuar për asnjë viktimë nga COVID-19.

-Advertisement-

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut është 156 mijë e 54, numri i të shëruarve është 150 mijë e 273, i vdekjeve 5 mijë e 48, kurse raste aktive janë 292.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera