Ekonomi

Rritet çmimi i derivateve në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 29 May 2017

Benzina prej mesnatës së sotme do të shtrenjtohet me 1 denar, ndërsa dizeli dhe vaji ektra i lehtë për amvisëri me 1,5 denarë, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Kështu çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 64 denarë, ndërsa 66 denarë do të paguhet për një litër EUROSUPER BS-98. Një litër EURODISEL (D-E V) do të kushtojë 50,50 denarë, kurse çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të blihet 39 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,130 denarë për kilogram dhe do kështu do të kushtojë 26,382 denarë për kilogram.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera