Ekonomi

Rritet borxhi publik, shkon në 852.7 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 25 May 2017

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik ka arritur në shumën prej 852.7 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 13.9 për qind.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në rreth 14.5 për qind, nga 13.0 për qind sa ishte në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.Sipas këtij raporti kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 26.8 për qind i cili ka arritur në 479.0 milionë euro, ndërkohë që borxhi i jashtëm publik ka shënuar një ngritje të lehtë prej 0.7 për qind duke arritur në 373.8 milionë euro.

“Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin e brendshëm është zvogëluar në 43.8 për qind nga 59.6 për qind sa ishte në vitin 2015”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera