Rritet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi/ Ende kërkohet nën rrënoja
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 23 February 2023
Numri i të vdekurve në Turqi nga dy tërmetet e njëpasnjëshme të 6 shkurtit me epiqendër Kahramanmaraşin në juglindje të vendit ka arritur në 43.556, pohoi ministri i Brendshem turk Süleyman Soylu.
Deklarata e ministrit erdhi në një kohë kur ende vazhdojnë përpjekjet për heqjen e rrënojave në 11 provinca, në të cilat vala e shkatërrimit ka qenë mjaft e madhe. Mijëra ndërtesa janë rrafshuar e më shumë se 13 milionë njerëzve janë prekur nga fatkeqësia natyrore.
Më herët, Soylu pati një takim me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjeneral Yaşar Güler, ku u pohua se gjendja mbetet shqetësuese. Në një përpjekje për të siguruar strehim për viktimat e tërmetit, gati 70 mijë tenda janë ngritur në provincat më të prekura të Hatay-t dhe 67 mijë të tjera në Kahramanmaraş. Në këtë zonë, sipas Soylu, shkalla e vlerësimit të dëmeve llogaritet diku tek 75-80%.
donim të largoheshim, nuk kemi se ku të shkojmë, nuk kemi para, rezervat tona janë të kufizuara. Nëse përgatiten shtëpi parafabrikate, mund të zhvendosemi aty. Por sa ditë do të duhet të kalojë, dhe me cfarë do të përballemi ndërkohë? Nëse tërmetet vazhdojnë, e vështirë do të jetë për t’u përballuar”, tha Gokhan Serp, një banore.
“Derisa shteti të na rregullojë shtëpitë, do të presim nëpër kontenierë. Duhet të kemi durim. Zoti është I madh, zgjidhja do të gjendet”, tha Aynur Serp, një tjetër banore.
Shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Istanbulit (ITU) kanë publikuar një raport hetimor paraprak mbi tërmetet e 6 shkurtit, duke thënë se në një zonë pranë epiqendrës së tërmetit, toka u zhvendos deri në 4,7 metra.
Shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Stambollit sakaq kanë publikuar një raport hetimor paraprak mbi lëkundje shkatërrimtare dhe kanë dalë në përfundimin se në një zonë pranë epiqendrës së tërmetit, toka u zhvendos deri në 4,7 metra. Ekspertët paralajmëruan se do të publikojnë një raport tjetër të katastrofës pasi të bëhet një analizë e plotë.
Të tjera
-
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nda...
-
Nesër pritet të lirohet Gani Geci
Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i cili është duke e ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Peja
Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59-vjeçare, Muham...
-
Aksioni i doganës: Sekuestruohen mbi 9 mijë maica, e shumë mallra të tjera
Dogana e Kosovës ka realizuar disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave dhe ...
-
Kurti në Marinë të Skenderajt përkujton dy të rënët heroikisht Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Marinë të Skenderajt ka për...
-
Pas zgjedhjeve në BE s’parashikohen ditë të mira për Kosovën, GLPS del me 3 skenare
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar sot një diskutim...
-
Lista Serbe kundër hapjes së urës kryesore në Mitrovicë, kërkon reagimin e BE
Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kundërshtuar parala...
-
Musliu: Arrestimi i Gjukanoviq, goditje e hapur ndaj shtetësisë së Malit të Zi
Lufta Hibride në Ballkanin Perëndimor është duke e goditur fuqishëm edhe Mali...
-
Maqedonci: Ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK’së, Bashkim...
-
Kurti akuzohet se logon e 25 vjetorit të çlirimit e kopjoi nga lokali i Ridvan Muharremit
Ish-deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka ak...
-
Orë dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...