Lajme

Rriten çmimet e konsumit

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 11 September 2019

Në muajin gusht është vërejtur një rritje e çmimeve në porduktet e qumështit, djathit dhe vëzëve.

Kështu thuhet në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djath dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime për transport (3.5%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Ngritja u balancua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 2.6%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.1% në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit në gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7%./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera