Lajme

Rrëzohet nga traktori një 6-vjeçar, pëson lëndime të rënda në kokë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 09 July 2022

Një 6-vjeçar në Malishevë ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi është rrëzuar nga rimorkio i traktorit të premten.

Djali ishte me babanë e tij kur u rrëzua.

Fëmija është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve serioze.

-Advertisement-

“Një fëmijë 6 vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio derisa ishte me babin e tij duke bartur ushqim të bagëtive me traktor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka lëndime serioze në kokë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera