Rrëzimi i Qeverisë, në dorë të koalicionit
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 10 April 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, megjithatë një gjë e tillë vlerësohet se nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e partnerëve të koalicionit, veçanërisht të PDK-së.
Ndonëse LDK-ja ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do t’i nisë procedurat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, një gjë të tillë nuk do të mundë ta bëjë pa mbështetjen e partive të koalicionit, veçanërisht të PDK-së.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se pjesa tjetër e opozitës aktualisht nuk ka synim të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, përderisa lëvizja “Vetëvendosje” tashmë ka njoftuar se nuk do ta mbështesë LDK-në në të tilla iniciativa, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë thënë se fillimisht do ta shohin se ç’përmban mocioni e tek pastaj do të vendosin se si do të veprojnë, shkruan më tutje “Zëri”.
Megjithatë, përfaqësuesit e GDP-së kanë ritheksuar se do ta ndihmojnë Qeverinë për kalimin e ligjeve që janë në të mirë të vendit.
Ndërkaq pavarësisht paralajmërimeve për rrëzim të Qeverisë, nga koalicioni shprehen të vendosur se do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më tutje.
Sipas tyre, LDK-ja nuk i ka votat për ta realizuar synimin e saj.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...