Lajme

Rrezikuan jetën në malin e Gramozit, shpëtohen 4 alpinistë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 13 January 2020

Ishin ngjitur në majën e malit të Gramozit, por në kthim kishin hasur vështirësi duke kërkuar ndihmë.

Katër alpinistë, tre meshkuj dhe një femër, janë shpëtuar nga forcat e rendit të Kolonjës.

Alpinistët ishin nisur në këmbë nga fshati Starje dhe ishin ngjitur deri në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 metra, por nuk kishin mundur të ktheheshin në fshat, për shkak të kushteve atmosferike, duke rrezikuar seriozisht hipoterminë.

-Advertisement-

Forcat e rendit dhe banorë të zonës kanë gjetur vendndodhjen e alpinistëve dhe i përcollën në makinën e tyre, duke i shoqëruar në Ersekë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera