Lajme

‘Rrethohet’ Rama, ndizen protestat në mbarë vendin

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 11 December 2018

E mbërthyer nga protesta nuk është vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit.

Pas protestës së studentëve në Tiranë ka patur protesta të tjera në Korçë, Fier, Kurbin, Kukës, Durrës, Kavajë, Lezhë, Vlorë, Elbasan e Shkodër.

Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, përfshi këtu uljen e çmimit të karburantit atë të energjisë elektrike.

-Advertisement-

Ata bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për thellim të varfërisë dhe thellim të korrupsionit.

Protestuesit kanë bllokuar disa akse rrugore në mbarë vendin.

Protesta e tyre zhvillohet paralelisht me protestën studentore në kryeqytet, e cila vijon prej 6 ditësh. Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave të studimeve dhe kushte më të mira për arsimimin e tyre.

Kërkesën me 8 pika ia kanë paraqitur kryeministrit, ndërsa ky i fundit i ka ftuar për dialog.Studentët nuk pranojnë asnjë negociatë.

Një tjetër vatër proteste që vijon prej më shumë se një muaji është ajo në zonën e Astirit, aty do të ndërtohet Unaza e Re, projekt i cili zbuloi një aferë të madhe korruptive të qeverisë me një firmë fantazmë amerikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera