Lifestyle

Rreth 70 për qind e prindërve, e preferojnë njërin nga fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 14 July 2017

Deri vonë është menduar se, prindërit e preferojnë më së shumti sugarin, fëmijën e fundit që u ka lindur.

Por, një studim i bërë nga Universiteti i Kalifornisë, zbulon se prindërit ‘rrëmbehen nga emocionet që iu japë fëmija i parë dhe e duan më shumë’.

Rezultatet kanë nxjerrë se 74 për qind e nënave dhe 70 për qind e etërve, e kanë nga një fëmijë të preferuar, ndërsa nuk tregohet për cilin është fjala.

-Advertisement-

Hulumtimi me 384 familje, ka treguar se prindërit janë më të prirë ta ‘veçojnë dhe favorizojnë fëmijën e parë, sepse e konsiderojnë si obligim për të përmbushur arritjet e veta’.

Sipas kësaj, ata duan që fëmija i parë të jetë i përkryer, në mënyrë që të tregojnë se sa kanë punuar me të, si dhe të jetë shembull për të lindurit e tjerë.

Në anën tjetër, një studim i bërë me fëmijë nën dhjetëvjeçar, ka treguar se më të vegjlit e ndjejnë që prindërit e tyre e duan më shumë fëmijën e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera