Lajme

Rreth 2 mijë aplikues për të votuar nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 19 May 2017

1716 kanë aplikuar nga diaspora deri më tani, ku 1437 janë pranuar, kurse kërkesat tjera po shqyrtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të enjten kanë aplikuar rreth dy mijë votues nga diaspora për të votuar për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur Enis Halimi, kryeshef i SKQZ-së. “Kemi pranuar 1716 aplikacione, nga të cilat 1437 janë aprovuar, 219 e kanë statusin të pezulluar, në mënyrë që kushtimisht themi as të pranuar as të refuzuar, por në pritje për t’u plotësuar dokumentacioni”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Votuesit nga diaspora kanë të drejtë aplikimi deri më 22 maj. Numri i votuesve nga diaspora pritet të rritet, kurse partitë kosovarë krahas fushatës në Kosovë iu kanë bërë thirrje edhe diasporës të votojnë në këtë ditë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës./albinfo.ch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera