Lajme

Rrënimi i Manastirit, papërgjegjshmëri e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 10 June 2017

Partia ZGJIDHJA reagon ndaj rrënimit të manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës, duke bërë përgjegjës shtetin për mos parandalimin e kësaj masakre.

“Rrënimi dramatik i Manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës, është shumë trishtues dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së autoriteteve shtetërore. Është e vërtetë se monumenti kulturor 400-vjeçar është dëmtuar nga tërmeti i pesë muajve më parë, plus dëmeve që ka pasur në vite. Por kjo nuk e largon përgjegjësinë e plotë të Ministrisë së Kulturës. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë që në shkurt, pas tërmetit me epiqendër Janinën, por që dëmtoi edhe objekte në Shqipëri, përfshirë edhe manastirin, i dërgoi kërkesë Ministrisë së Kulturës për të mundësuar riparimin e tij. Por edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ende nuk ka asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq që Ministrja e Kulturës kandidon në Qarkun e Gjirokastrës dhe ka disa muaj që e ka shpërngulur ministrinë atje, por nuk gjen kohë të shohë një manastir të kthyer në rrënojë, sepse po merret me festivalet që tregojnë “rilindjen urbane” të Ramës”, thuhet në reagimin e partisë ZGJIDHJA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera