Lajme

Rrëmbehet një tjetër kryebashkiak nga ushtria ruse

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 13 March 2022

Një tjetër kryetar bashkie është rrëmbyer nga trupat ruse gjatë ditës së 18-të, të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

Yevhen Matviiv është kryebashkiaku i dytë i cili u arrestuar dhe është Kryetari i bashkisë së Dniprorudne-së.

Këtë gjë e ka bërë të ditur, Guvernatori i Oblastit të Zaporizhia, Oleksandr Starukh.

-Advertisement-

“Krimet e luftës po bëhen sistematike,” tha ai.

Ndërkaq dy ditë më parë është rrëmbyer edhe kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedoro.

Kujtojmë, që forcat ruse kanë filluar sulmet ndaj Ukrainës me 24 shkurt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera