Lajme

Rrëmbehet një burrë në Viti, kjo është shuma që kërkuan grabitësit për lirimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 07 January 2022

Policia në Viti ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se e kanë rrëmbyer një tjetër, duke e mashtruar përmes rrjeteve sociale se do ia sjellin një dhuratë në shtëpi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit kishin shkuar në shtëpinë e viktimës, ku e kishin rrëmbyer duke e futur në veturë e më pas e kanë dërguar në Prishtinë.

-Advertisement-

Në këmbim të lirimit të tij, grabitësit kanë kërkuar nga shokët e viktimës 1 mijë euro para të gatshme.

“Rrëmbim-Viti 05.01.2022 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera