Rregullatori i BE-së: Vaksina AstraZeneca ka “lidhje të mundshme” me mpiksjet e gjakut
Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 08 April 2021
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se ekziston një “lidhje e mundshme” midis vaksinës AstraZeneca dhe “rasteve shumë të rralla të mpiksjeve të pazakonta të gjakut”.
“Komiteti i sigurisë i EMA-së ka përfunduar sot se mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të Vaxzevria (Vaksina AstraZeneca kundër COVID-19)”, tha rregullatori i BE-së në një deklaratë. Agjencia mbështeti rekomandimin e saj për të vazhduar përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet.
Megjithatë, rregullatori i BE-së këshilloi profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që marrin vaksinën “të qëndrojnë të vetëdijshëm për mundësinë e rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të kombinuara me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut që ndodhin brenda dy javësh nga vaksinimi”.
Agjencia tha se kreu një rishikim të hollësishëm të 62 rasteve të trombozës së sinusit venoz cerebral, mpiksjes së gjakut në venat në tru, dhe 24 rasteve të trombozës së venës splankike, mpiksjes së gjakut në venat në bark. Gjithsej 18 nga këto raste ishin fatale, sipas EMA-së. Në mars, disa vende evropiane, përfshirë Suedinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Irlandën, Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë, pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca për një kohë pas raporteve të mpiksjes së gjakut në disa njerëz të vaksinuar.
Rregullatori i BE-së ka konfirmuar vazhdimisht sigurinë e vaksinës AstraZeneca dhe theksoi se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet. Agjencia, megjithatë, vendosi të lëshojë një vlerësim të ri pasi një zyrtar i lartë tha në një intervistë të martën se ekziston një lidhje e qartë midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut në tru.
“Sipas mendimit tim, ne tani mund ta themi atë, është e qartë se ekziston një lidhje me vaksinën. Megjithatë, ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim”, tha Marco Cavaleri, kreu i ekipit vlerësues të vaksinave i EMA-së, për gazetën italiane Il Messagero. Ai gjithashtu përmendi që incidente të tilla ndodhën në një përqindje më të lartë sesa pritej tek të rinjtë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...