Rregullat për një lidhje të mirë që shpesh injorohen
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 12 October 2017
Ne mendojmë rreth problemeve në lidhje vetëm kur fillojmë të pyesim veten se si kemi ardhur deri aty. Ne fillojmë të përmirësojmë lidhjen vetëm kur është vonë apo ndodhin gabimet, por duhet të fokusohemi vazhdimisht në drejtim të respektit dhe besimit. Dashuria ruhet dhe përkujdeset me ndihmën e këtyre rregullave që shpesh herë i neglizhojmë.
Sinqeritet
Për sinqeritetin që ne njohim, sepse sinqeriteti spontan është shpesh brutal dhe degradues. Nuk është e thënë, thjeshtë bëhuni të sjellshëm, të ndershëm në çdo gjë, gjithmonë. Kështu e ndërtoni besimin dhe e ruani sinqeritetin.
Kompromis
Ky është një mekanizëm kompleks dhe kërkon ndërgjegjësim dhe vullnet të ndërsjellë për t’u angazhuar në marrëdhënie. Kur ju merrni rolet e juaja gjinore, shihni se nuk ka rëndësi kush vesh pantallona, por që është i rëndësishëm ekuilibri. Në lidhje nuk ka nevojë askush për pushtet, të dy palët duhet të bëjnë lëshime dhe të sakrifikojnë nëse është e nevojshme.
Diskutimet janë të shëndetshme
Dramat e tepërta, ulërimat dhe kanosjet janë toksike. Diskutimet me argumente, marrja e qëndrimeve personale dhe mospajtimet me partnerin janë mëse të shëndetshme. Disa çifte lavdërohen se kurrë nuk argumentojnë, por këtu nuk ka asgjë për t’u lavdëruar.
Pranimi i së kaluarës të partnerit
Secili prej jush ka përjetuar sfida në të kaluarën. E tëra që ka ndodhur më parë, ka vendin dhe vlerën e saj. Madje edhe e kaluara më e keqe nuk duhet të cenohet sepse dikush ka qenë në luftë duke u mësuar për veten dhe jetën. Ju nuk duhet ta gjykoni partnerin për nga e kaluara e tij, por të shijoni momentin, sepse e tanishmja është gjithmonë një shans më i mirë, më realist dhe më i vlefshëm.
Mos e nënvlerësoni imagjinatën e partnerit tuaj
Dëgjojeni partnerin dhe kushtoni atij vëmendje, mos e nënvlerësoni partnerin kur është i tërhequr, imagjinativ dhe i heshtur. Ndoshta ai po pëson një proces apo ndonjë përjetim të brendshëm andaj edhe mos e nënvlerësoni atë sepse dicka e rëndësishme po ndodhë brenda tij.
Mos theksoni dallimet në gjuhën e dashurisë
Mundohuni të shprehni ndjenjat tuaja përmes asaj që partneri juaj e kupton më së miri dhe e vlerëson atë. Shpjegoni atij se çfarë është gjuha juaj e dashurisë, çfarë duhet thënë apo bërë, në mënyrë që të jeni të dashur dhe të mbrojtur. Ndoshta një pëshpëritje e lehtë apo butësia e fjalëve tuaj kur ai është i shqetësuar, t’i përgatitni ushqimin e tij të preferuar apo t’i sjellni ndonjë kafe. Në këtë rast, ju nuk keni nevojë të ringjallni revolucionin feminist, por thjeshtë përshtatuni në gjuhën e tij të dashurisë.
Të shqetëson për atë që nuk e merr dhe të mungon
Partneri juaj nuk e di se çfarë ju mungon në lidhje nëse ju nuk ia thoni atij. Ndoshta është tip dinamik dhe vazhdimisht në lëvizje, ndërsa juve ju mungon qetësia e përbashkët dhe atmosfera e rëndomtë apo anasjelltas – ju mungon të angazhoheni me aktivitete të përbashkëta në shtrat si dhe jashtë shtëpisë, shkruan femra.net, transmeton Klan Kosova. Nuk është e vështirë të arrihet një kompromis kur e njihni saktësisht partnerin tuaj.
Mos hiqni dorë nga privilegjet
Ju nuk keni nevojë të ndaloni së bëri atë që keni bërë në fillim të lidhjes. Nëse ai gjithmonë ju ka përcjellur për në shtëpi, nëse e keni pritur gjithmonë para dere, nëse bashkarisht keni bërë atmosferë, mos ndaloni së bëri këto gjëra sepse kjo nënkupton se keni ndërprerë interesat e përbashkëta për njëri-tjetrin.
Mos keni frikë nga biseda të rënda
Këtu bëjnë pjesë gjithçka që varet në fuqinë tuaj, gjithçka që keni investuar në marrëdhënien tuaj, sinqeriteti, njohuria dhe mirëkuptimi i partnerëve, besimi dhe respekti që keni ndërtuar, kompromiset që keni arritur, përshtatja me njëri-tjetrin etj. Nuk ekziston ndonjë bisedë aq e vështirë apo e rëndë që mund të rrënojë apo përmbysë një themel të tillë.
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...