Auto&Tech

Rregullat e reja të BE, Facebook nis ndryshimet radikale

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 29 January 2018

Facebook publikoi për herë të parë parimet e tij të privatësisë dhe gjithashtu do të publikojë video edukative për të ndihmuar përdoruesit që të kontrollojnë kush ka akses në informacionin e tyre.

Ndërsa kompania përgatitet për impaktin e ligjeve të reja të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, ajo lajmëroi se përdoruesve do t’i tregohet se si të manaxhojnë të dhënat që Facebook përdor për t’i shfaqur atyre reklama, si të fshijnë postimet e vjetra dhe se çfarë ndodh me të dhënat kur ata fshijnë llogarinë e tyre. Facebook, i cili ka më shumë se dy miliardë përdorues, tha se kurrë më parë nuk kishte publikuar parimet e privatësisë, rregullat që përcaktojnë se si kompania përdor të dhënat e përdoruesve.

Nuk është se Facebook po e bën këtë me dëshirë, por po përgatitet mesa duket fare pa qejf për hyrjen në fuqi më 25 maj të rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave të BE-së, e cila përbën ndryshimin më të madh të rregullave për të dhënat private që prej lindjes së internetit. Sipas ligjit të ri të BE-së, kompanitë do të jenë të detyruara të raportojnë shkeljet e të dhënave brenda 72 orësh dhe të lejojnë konsumatorët që t’i eksportojnë të dhënat e tyre dhe t’i fshijnë. Zyrtarë të Facebook thanë se njerëzit e përdorin këtë media sociale për t’u lidhur me të tjerë, por jo të gjithë duan të ndajnë gjithçka me këdo dhe sigurisht ka rëndësi që të kënë zgjedhje kur bëhet fjalë për përdorimin e të dhënave të tyre.

-Advertisement-

Parimet e privatësisë nuk janë kushtet që ne pranojmë kur hapim një profil në Facebook, por kanë të bëjnë me kontrollin e privatësisë që i kthehet përdoruesve, krijimin e masave të privatësisë në produket e Facebook apo edhe deri tek zotërimi i informacioneve që ndahen nga përdoruesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera