Rregulla të rrepta në BE për gjigantët “online” si Google, Facebook dhe Instagram
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 07 September 2023
Gjashtë muaj kohë u mbetet koncerneve të mëdha të teknologjisë për t’ia përshtatur BE-së modelet e tyre të biznesit. BE do të pengojë, që gjigantët e online të vazhdojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre në treg.
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe koncernin amë të Facebook-ut Meta. Këto ndodhen në një listë të publikuar në Bruksel për gjashtë koncerne interneti, për të cilët duke nisur nga pranvera e ardhshme vlejnë rregulla më të rrepta që janë në favor të përdoruesve. Ndër to bëjnë pjesë edhe Microsoft, shoqëria ombrellë e Google Alphabet dhe koncerni kinez Bytedance, që menaxhon portalin e videove Tiktok. Komisioni përmend 22 shërbime të këtyre koncerneve që duhet t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta. Ndër to bëjnë pjesë App Store i prodhuesit të iPhone-ve Apple si dhe rrjetet online Facebook dhe Istagram të koncernit Meta. Të prekura janë edhe Google me platformën për video YouTube, browseri i tij Chrome si dhe shërbimi i hartave dhe navigimit Maps.
BE do të kufizojë pushtetin e koncerneve në treg
Në mars 2024 hyn në fuqi ligji për tregjet dijitale (Digital Markets Act – DMA). BE me këtë do të pengojë, që gjashtë sipërmarrjet nga SHBA dhe Kina të shfrytëzojnë pushtetin në treg. Këta të ashtuquajtur Gatekeeper – mbrojtës të portës – së internetit në të ardhmen duhet të kenë më pak kontroll, se çfarë aplikacionesh janë instaluar përpara në celular. Po ashtu shërbimet messenger duhet të jenë më të ndërveprueshëm. Kjo do të thotë, që përdoruesit fillimisht të mund të dërgojnë mesazhe ose fotografi në aplikacione të ndryshme.
Komisari përgjegjës i BE-së Thierry Breton deklaroi, se rregullat e reja kufizojnë pushtetin ekonomik të gjashtë gjigantëve të internetit dhe u japin më shumë mundësi përzgjedhjeje konsumatorëve. “Po ashtu ne krijojmë mundësi të reja për sipërmarrje më të vogla inovative të teknologjisë”, theksoi politikani francez.
Koncernet e prekura kanë gjashtë muaj kohë, që t’i përshtasin shërbimet e tyre me rregullat e reja, që hyjnë në fuqi nga 6 marsi 2024. Apple deklaroi se do të kundërshtojë. Rregullat e reja të BE-së sjellin “rreziqe për sferën private dhe sigurinë e të dhënave” të përdoruesve, deklaroi kjo sipërmarrje.Kërcënojnë gjoba të larta
Si Gatekeeper BE përkufizon sipërmarrjet dhe shërbimet me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë dhe më shumë se 10.000 klientë biznesi në vit në BE. Për shkeljen e rregullave të reja koncernet i kërcënojnë gjoba të larta, që mund të arrijnë deri në dhjetë përqind të xhiros dhe deri në 20 përqind në rast të përsëritjes së kundravajtjes.
Ligji për tregjet digjitale është pjesa e dytë e një pakete të madhe ligjore të BE-së. Në fund të gushtit hyri në fuqi ligji për shërbimet digjitale (Digital Services Act – DAS). Në bazë të këtij ligji koncernet e internetit duhet të veprojnë më me forcë kundër informacioneve të rreme dhe duhet të bëjnë transparente algoritmet që qeëdrojnë pas informacioneve të tyre si dhe për reklamat e personalizuara.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...