Sport

Rregulla të reja për garën e parë Sprint të sezonit, si ndryshon formati në Baku

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 24 April 2023

Pas një pushimi katër javor, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Në pistën e Baku është parashikuar edhe gara e parë Sprint nga gjashtë të tilla në këtë edicion teksa pritet që të ketë një ndryshim të rregullores.

Kështu, skuderitë janë bashkuar dhe janë në të njëjtin mendim që në garat Sprint të mos përcaktohet më Pole Position për garën e madhe, por të luhet vetëm për pikë. Por, si do të vendoset Pole Position dhe radha e nisjes për garën Sprint? Ideja është që të anashkalohet formati i provave të lira dhe të ketë më shumë interes për sesionin e së premtes që do të kthehej në vendimtar për të përcaktuar startin e Sprint Race dhe të garës së plotë.

Në fakt, struktura ende nuk është kristalizuar dhe ka disa detaje që duhen vendosur në mbledhjen e Komisionit të Formula 1 të martën. Koha është e mjaftueshme dhe në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë rregullat do të hyjnë menjëherë në fuqi për t’u aplikuar në Çmimin e Madh të Azerbaxhanit, këtë fundjavë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera