Lajme

Rrëfimi prekës i invalidit të luftës: S’kam të ardhura fare, po marrin pensione ata që s’janë kanë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 01 October 2020

Invalidi i luftës nga prizreni, Bajram Tafolli ka thënë se nuk ka përfituar asnjë pension nga shteti.

Tafolli ka thënë se është në gjendje të rëndë ekonomike dhe se nuk ka fare të ardhura, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij sa herë që ka aplikuar në Prizren per pension është refuzuar.

-Advertisement-

“Jam plagos me 1 maj të vitit 1999, kam aplikuar për veteran, jam refuzuar, jetoj në shtëpi të vëllaut, nuk kam të ardhura kërka hiç. Kam apliku në Prizren e Prishtinë dhe sa herë që kam aplikuar jam refuzuar”, ka thënë ai në Kanal 10.

E arsyeja pse i refuzohet ai ka thënë të kjetë përgjigja e tyre se ai është i aftë të punojë.

“Prej fillimit kam apliku vazhdimisht, më kanë kthy përgjigje negative kinse jam i aftë me punu”, ka deklaruar ai.

Tafolli ka thënë se shumë herë ka dalë para komisionit shëndetësor i cili 25 % e ka nxjerrë të paaftë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera