Lajme

Rrëfimi i Shpend Ahmetit për Adem Mikullovcin: Për pesë muaj shkoi te babai në spital, i fliste të zgjohej nga koma

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 15 September 2020

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjarët pas vdekjes së aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovci, raporton Gazeta Express.

“Sot paska ndërru jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti ka thënë se kur prindi i tij ishte i sëmurë, Mikullovci shkonte ta shihte çdo tre katër ditë në spital.

-Advertisement-

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju. Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.

Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera