Lajme

Rrëfimi i kosovarit nga Suedia| Ku virusi po luftohet ndryshe nga e gjithë bota

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 31 March 2020

Blerim Fetahu kosovari që jeton në Suedi ka rrëfyer për Gazeten inFokus, se si cilat masa ka marr qeveria e Suedisë për të parandaluar përhapjen e virusit corona19.

Pothuajse ndryshe nga e gjithë bota, Suedia ka refuzuar të karantinoret kjo pasi sipas tyre nuk i bënë mirë shëndetit mendor të qytetarëve të saj.

“Unë jetojë që 21  vite në Suedi dhe këtu është ndryshe krahas shteteve të tjera pasi e kanë një metodë tjetër të parandalimit të virusit corona, shkollat fillore edhe çerdhet punojnë derisa shkollat e mesme dhe fakultete janë duke zhvilluar mësim në distancë”, ka thënë Fetahu.

-Advertisement-

Sipas tij nuk ka pasur dënime për këto masa pasi si popull e kanë vedijen e lartë  dhe se gjithsecili ka përgjegjësi për veti

“ Këta si popull nuk është se jabë shumë vizita dhe dëgjumsheria është e lartë, çdo individ e ka përgjegjësin e vet. Deri më tani nuk ka dënime dhe nuk ka ndalesa pasi nuk ka nevojë të ju tregohet pasi dihet se cfarë pasoja ka “

Kosovari Blerim Fetahu ka deklaruar se vazhdon punën me masat mbrojtëse dhe nuk ka ndonjë problem, e masat e ashpëra që janë marr në disa vende të Evropës, në Suedi as që do të diskutohen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera