Rrëfimi i jashtëzakonshëm nga gruaja që përjetoi vdekje klinike për 37 sekonda
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 19 January 2021
Një nënë që pësoi një vdekje klinike direkt pasi lindi fëmijën e saj përshkruan momentin tronditës kur pa trupin e saj dhe shpirtrat e vdekur, për dokumentarin e Netflix “Surviving Death”
Stephanie Arnold, nga Çikago, SH.B.A. tha se kishte parandjenja se do të vdiste duke lindur fëmijën e saj të dytë në 2013. Kjo parandjenjë e saj erdhi kur ajo dhe burri Jonathan mësuan se vuante nga një gjendje e quajtur placenta previa, e cila mund të çonte në një hemorragji.
Parashikimi i saj u bë i vërtetë. Vetëm disa momente pasi lindi djalin e saj Jacob në Qendrën Mjekësore McGaë në Çikago, zemra e saj pushoi së rrahuri dhe ajo ishte klinikisht e vdekur për 37 sekonda.
“Ata më futin në dhomën që do t’i jepja jetë Jakobit dhe do vdisja unë. Mjekët vendosin një perde para fytyrës time dhe më përgatitën për prerjen cezariane. Ata nxorën Jakobin i cili i shëndetshëm dhe i lumtur. Në një moment përjetova një film 3D, unë mund të shihja jashtë trupit tim dhe çdo gjë që ndodhte në sallën e operacionit”, u shpreh ajo.
Stephanie Arnold gjithashtu ka përshkruar të gjithë situatën që ndodhte në dhomë kur ajo pësoi vdekje klinike.
“Unë pashë anesteziologun pranë këmbëve të mia. Pashë infermieren e cila erdhi pranë meje dhe më solli djalin mbi gjoks. Në këtë dimension tjetër që isha, marrëdhëniet hapësinore ishin prishur. Nuk kishte tavan dhe nuk kishte mure”.
Ndërsa trupi fizik i Stephanie ishte ende i shtrirë në krevat, ajo pretendon se mund ta shihte vajzën e saj në një pjesë krejtësisht tjetër të spitalit me dadon e tyre.
“Unë shihja shpirtra kudo, gjyshen time, e cila kishte vdekur kur isha 10 vjeç. U shfaq edhe vëllai i nënës sime. Gjëja e fundit që dëgjova ishte Julie, Dr Levitt, duke thënë “kjo nuk mund të ndodhë, kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Stephanie.
Ajo ndjeu një “tërheqje në stomak” para se të dërgohej përsëri në trupin e saj. Vdekja klinike e la atë në gjendje kome për 6 ditë me dështimin e veshkave.
Gruaja tha se iu desh një kohë shumë e gjatë që të shëroheshe, të ecte dhe të fliste sërish.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...