Rrëfimi emocionues i Celinës: U larguam nga Kosova sepse nuk donim të vriteshim
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 08 Dhjetor 2017
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina gjatë një intervistë për “Eadt.co.uk” ka rrëfyer rrugëtimin e tij të fëmijërisë ku ka treguar për ikjen nga Kosova gjatë periudhës së luftës.
“Isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji, për shkak të asaj që ndodhi në ish-Jugosllavi. Njerëzit vdisnin, po vazhdonin të vriteshin, është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo ishte arsyeja që u larguam, nuk donim që të vriteshim.
Jam rritur në Norvegji, prandaj jam ndier norvegjez kur kam jetuar atje. Megjithatë e dija se isha prej një vendi tjetër. Kur erdhi momenti që të vendosja të zgjedhja për kë të luaj, Norvegjinë apo Kosovën ishte një moment shumë i vështirë për mua.
Si fëmijë doja të luaja për Norvegjinë, por nuk kishim përfaqësuese kosovare në atë kohë dhe nuk e dija se do të ndodhte, dhe më pas e kishim një kombëtare dhe kjo ndryshoi gjithçka. Prindërit nuk më thanë asgjë, duhej të vendosja unë dhe çfarë ndjeja, dhe kjo ishte çfarë ndjeja.
Është një ndjenjë ndryshe (të luash për Kosovën) për shkak të asaj nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë. Të gjithë në ekip kanë tregimin e tyre për familjet e tyre. Është një nder i veçantë që mund të luaj për ta. Kemi shumë talenta të rinj dhe disa lojtarë të mirë. Do të na duhet kohë për të hyrë në gara të mëdha, por mendoj se do të ndodhë”, tregon Celina.
Mesfushori thotë se ëndërron të luajë në Premier Ligë me klubin e tij Mançester Sitit, që përkundër konkurrencës së fortë atje ka besim se mund të luajë aty.
“Jam në kontakt me ta çdo javë, disa herë në javë. E di se më vëzhgojnë, më mbështesin, dhe duan që të kem sukses. E di se besojnë se jam mjaftueshëm i mirë që të hyjë në ekipin e tyre”, përfundoi 21-vjeçari.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt| Gjykata e Pejës thotë se sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































