Lajme

Rrëfimi i dhimbshëm i 62-vjeçares: Më turturoi burri për 40 vite, sot s’kam ku jetoj

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 03 May 2017

Një histori e dhimbshme po zhvillohet në emisioninn “Me zemër të hapur”, historia e një gruaje 62 vjeçare e cila u nda pas 40 vitesh martesë për shkak të dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj.

Pavarësisht se divorci tashmë ka mbaruar, tashmë është ndarja e pasurisë ajo që vijon të krijojë probleme.

62-vjeçarja Xhevrie Laçi thotë se pas ndarjes, banesa e përbashkët ka kaluar në pronësi të ish-bashkëshortit dhe njëri nga djemtë, ndërsa tre fëmijët e tjerë nuk kanë përfituar asgjë.

-Advertisement-

Ajo shton se edhe vetë ka mbetur e pastrehë.

“Edhe me sëpatë ka ardhur të më kërcënojë, duke më kërkuar që të firmos në mënyrë që shtëpia t’i kalojë njëri prej djemve. Por unë i kam të gjithë fëmijët njësoj.

Por pastaj mësova se ata e kishin realizuar këtë gjatë procedurave të divorcit”, rrëfen Xhevrie Laçi. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera