Rrëfehet Dafina Zeqiri: Lidhja me French Montanan dhe si ma futën shokët (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 07 June 2017
Pas sukseseve në trojet shqiptare, Dafina Zeqiri tashmë ka nisur një karrierë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara. Këngëtarja po bashkëpunon me kompozitorë të njohur në Los Angeles për projektet e radhës, ndërsa është në rrugë të drejtë për të arritur majat edhe atje.
Në një intervistë për “Telegrafin”, Dafina tregon për suksesin e arritur jashtë kufijve me projektin e saj “Four Sesons”, si dhe projektet tjera që pritet ta ndriçojnë atë në këtë rrugë. Si ia doli të depërtojë në tregun ndërkombëtar? Cilat janë planet që ka për të ardhmen dhe çfarë statusi mban aktualisht? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe “sekrete” të tjera këngëtarja i zbulon më poshtë…
Dafina, “Four Sesons” duket se ishte një hap i mbarë për ju drejt tregut ndërkombëtar. Sa jeni e lumtur për suksesin e këtij projekti gjigant që sollët para disa muajsh?
Jam shumë e kënaqur me këngën dhe po ashtu videoklipin e “Four Seasons”. Rick Steel, menaxher dhe producent ekszekutiv, dhe unë kemi qenë në një studio në Miami kur duke i dëgjuar disa instrumentale, ajo e “Four Seasons” na pëlqeu shumë dhe menjëherë lindi ideja të shkruajmë një tekst për katër stinët dhe si emocionet, ashtu dhe ndjenjat tona ndryshojnë bashkë me katër stinët.
Sa gjatë keni punuar rreth këngës “Four Sesons”? Dhe si arritët ta “rrëmbeni” në klip reperin e famshëm French Montanan?
Ne kemi punuar një ditë rreth këngës “Four Seasons”. Rick Steel është po ashtu producent ekszekutiv dhe shok i afërt i French Montanes që prej 10-15 vitesh. Unë e njoh Frenchin (Karim emri original), që katër vite dhe jemi lidhur si familje shkaku i bashkëpunimit dhe relacionit të tij me Rick Steel. Po ashtu i pëlqen zëri im dhe më ka suportuar që nga dita e parë që më dëgjoi duke kënduar në studio. Ai me kënaqësi mori pjesë në videoklip dhe priten bashkëpunime të tjera mes nesh.
“Four Sesons” është renditur lartë në disa top lista, madje në 25 këngët e sugjeruara nga VEVO. Sa ju bën të lumtur ky fakt dhe si jeni ndjerë kur keni parë që kënga po pëlqehet kaq shumë?
Kam qenë shumë, po shumë e kënaqur! Sidomos sepse unë bashkë me ekipin në Amerikë punojmë në mënyrë të pavarur dhe RNB është muzika e cila fle në shpirtin tim. Jam e nënshkruar në një etiketë të pavarur të quajtur nocion, ne ende nuk jemi në bashkëpunim me ndonjë “Major Label”.
Cili është projekti juaj i radhës pas këngës “Four Sesons”?
Është një këngë më ritmike, po ashtu këtë këngë e kemi punuar bashkë unë dhe Rick Steel, pra tekstin dhe muzikën në Miami. Në të njëjtën kohë që e incizuam edhe “Four Seasons”.
Dafinë, aktualisht ndodheni në Amerikë? Na thuaj me çfarë po merresh më shumë atje dhe a po të mungon Kosova?
Aktualisht jam në përfundim të EP (Mini-Album/Pre-Album) dhe po merrem me palestër, studio dhe ushtrime të vokalit. Dhe Kosova më mungon gjithmonë, këtë herë më shumë se kurrë sepse s’kam qenë aq larg Kosovës më shume se dy muaj.
A do të jetë Dafina verës e pranishme në Kosovë për të bërë pushime dhe për të mbajtur koncerte, apo do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA?
Ka shanse që vi në Kosovë për pushime, nuk e di ende sigurt por me gjithë dëshirë në qoftë se më vjen mundësia do vi në Kosovë! Në qoftë se vi, ka mundësi që e organizoj ndonjë koncert me ekipin tim “Moneyz”.
Po në jetën private si ndjehet Dafina? E përmbushur?
Ndihem shumë më mirë se kurrë… por familja më mungon shumë!
Keni thënë shpesh herë se keni një lidhje shumë të veçantë me nënë dhe motrën tuaj? Sa të mbështesin ato dhe a arrin që të kalosh kohë të mjafuteshme në valën e shumë angazhimeve që i ke?
Ka mbi pesë muaj që s’i kam parë motrat dhe mamin dhe gjithmonë më mungojnë shumë! Mbështetja e tyre është gjithmonë shumë e fuqishme dhe ata e kuptojnë prej që kam qenë e vogël që kam qejf të punoj shumë dhe nuk dorëzohem asnjëherë kur kam dëshirë të arrij diçka në jetën time.
Sa harxhoni kohë në rrjetet sociale dhe a ndjeni varshmëri nga to?
Mundohem të merrem me fansa sa më shumë që të mundem edhe pse kur kam punë shumë është vështirë, edhe pse nganjëherë marr pauza që të marrë kohë për vetveten sepse çdo njëri ka nevojë për pushim fizik dhe mental.
Me cilët prej kolegëve ke më shumë afrimitet, dhe ke kontakt me ta edhe kur nuk je pranë tyre?
Janë disa edhe pse mendoj që s’ka nevojë me i përmend emrat sepse ata e dinë cilët janë.
A është gati “Supernova” e dikurshme tashmë të shpërthejë në tregun ndërkombëtar?
“Supernova” (qesh) është përgatitur mirë dhe është shumë gati për tregun ndërkombëtar!
Me cilin nga yjet ndërkombëtarë do donit të bëni një bashkëpunim?
Pasi vetëm kam bashkëpunim me French Montanen në videoklip dhe në albumin e radhës të tij. Është pyetje e vështirë sepse ka shumë artistë të cilët i vlerësoj shumë dhe kisha pas dëshirë të bashkëpunoj me ta në të ardhmen.
Five Star Fitnes”, fitnesi i cili pati shumë sukses me fytyrën tënde. Sot e shohim një fytyrë tjetër, je ende pjese e tij?
Para shumë vitesh kur ushtruam në një Fitness GYM në Prishtinë unë dhe dy shokë të mi, lindi ideja që të kemi një fitnes tonin një ditë (ata me dije që unë kam një pasion të madhe për palestër dhe gjithmonë dëshirë ta hapi një biznes jashtë muzikës). Mbas plot takimeve, dhe plane vendosim që pjesa ime (puna për në fitnes) ishte marketingu, të jem fytyra e fitnesit dhe e involvuar brenda: rregulla, punëtor, trajnerë personalë, takime etj.) ku unë isha pjesë e fitnesit së bashku me katër persona tjerë, ashtu mendova unë dhe më thanë që jam. Puna ime e cila më ka kushtuar shumë kohë dhe cilën arrita me përfundu pa gjumë dhe me shumë sukses, në fund nuk u vlerësuar ndaj “kolegët” e mi. Ku ata mbas tri vitesh më kërkuan të paguaj një shumë parash absurde të kem pjesë, të jem ende pjesë e fitnesit (cilën ata vetëm më thanë që kam që nga fillimi sepse ajo ishte “sfidë”) .
Gabim bëra unë që me besim të madh nuk kërkova kontratë ndaj “shokëve” të mi por nuk e prita që në fund të me keqpërdorin deri në atë masë që fjalët e fundit ndaj pronareve ishte “kështu-ashtu të gjithë mendojnë që fitnesi është i yti, reklama postera sa të duash dhe kemi arrit shumë sukses, tash mund të vazhdojmë dhe pa ty”. Isha shumë e dëshpëruar me fitnes, shokë dhe vetvetën. Nuk isha unë e vetmja e cila u keqpërdor për suksesin e fitnessit, ishin plot punëtorë të tjerë të dëshpëruar sepse s’kishin marrë pagesë ndaj fitnesit për mundin, punën e cilit e kanë kry për ta. Në fillim s’pata dëshirë të flas, të jem e hapur për këtë punë sepse s’kisha kontratë, por në fund vendosa të flas me ju dhe që ta dijn edhe fansat / të mësohen nga gabimi im dhe besimit të madh ndaj rrethit – “Sigurohu që çdonjëri në ‘varkën’ tënde është duke lundruar me ty, jo duke shpuar vrima”.
Dafina, faleminderit shumë për intervistën. Do të shtosh diçka për fund?
Ndiqni ëndrrat, mos vareni nga askush, luftoni që të arrini atë që doni. E juaja, Dafina.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...