Lajme

Rrahu babanë e tij, prangoset pejani

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 29 November 2021

Mbrëmë rreth orës 21:00 policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë, pasi që kishte sulmuar fizikisht të atin e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia kë bërë të ditur se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkaq, është njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera