Sport

Rrahmani: Ndeshja kundër Hungarisë shumë e rëndësishme për ne

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 25 March 2024

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshja kundër Hungarisë do ta ndihmojë skuadrën që të përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Futbollisti i Napolit ka folur një ditë para ndeshjes që dy skuadrat e zhvillojnë në Budapest. Kosova vjen nga një ndeshje e fituar kundër Armenisë, ndërsa Hungaria gjithashtu nga një ndeshje e fituar kundër Turqisë.
“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe t’i kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshëm se do të zhvillojmë një ndeshje me një kombëtare shumë të fortë evropiane”, është shprehur Rrahmani. “Trajneri ka kërkuar nga ne që ta fitojmë topin sa më afër portës së kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi të shënimit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera