Lajme

Rrahmani i Vetëvendosjes: Mbi 31 milion euro i tepruan Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 23 January 2020

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, ka akuzuar Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës për mos punë dhe se i kanë tepruar miliona euro.

Për këtë, Rrahmani ka thënë që Ahmeti nuk do duhej të qëndroj as edhe një minutë në zyrën e kryetarit, shkruan gazeta inFokus.

Rrahmani ka thënë që Ahmetit i kanë tepruar më shumë se 31 milion euro.

-Advertisement-

“31 milion e 833 mijë euro i kanë tepruar Shpend Ahmetit. Këto mjete të destinuara për investime Kapitale nuk janë investuar në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa, pjesa më e madhe e tyre, tash do të bartën në buxhetin e vitit 2020, nëse nuk kanë qenë grant qeveritar, shkruan gazeta inFokus.

“29 milion e 512 mijë do të bartën për vitin 2020 nëse nuk kanë qenë grant qeveritar dhe 2 milion e 321 mijë janë paguar borxhe punëtorëve të tullëtores. Kryetari as edhe një minut nuk duhet të qëndroj aty. Dorëheqja nuk mjafton duhet edhe llogaridhënie”, ka thënë Rrahmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera