Lajme

Rrahje në Gjakovë, deklarohet Policia, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 08 June 2022

Mesditën e sotme në Gjakovë ka ndodhur një rrahje. Aty janë lënduar dy persona.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mund të ju konfirmoj se sot me datë 08.09.2022 rreth orës 15:30 Policia në Gjakovë është njoftuar për një rast rrahje. Patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar tre persona të moshës madhore. Dy nga të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik me rekomandimin e të cilit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”, thotë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera