Lajme

Rrahje masive në Prizren, shoqërohen në polici tetë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 05 October 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrahjes masive në Prizren, të cilët pas një kontesti pronësor janë rrahur mes veti.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti dhe si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera