Rrahja që ndau VIP-at (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 12 July 2017
Lidhjet e dashurisë në mes VIP-ve të kryeqytetit kishin përfunduar në një konflikt fizik në rrugët e Prishtinës.
Lidhjet e dashurisë në mes VIP-ve të kryeqytetit kishin përfunduar në një konflikt fizik në rrugët e Prishtinës.
Reperi Ledri Vula ishte rrahur mbrëmjen e 7 shtatorit 2012 në një ngjarje që sipas tij motiv kishte lidhjen e tij me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor Gjykata e Prishtinës ka dhënë të mërkurën verdiktin e saj për konfliktin e para katër vjetësh.
Gazmend Mirena e Krenar Çoçaj janë dënuar me 6 muaj burgim, burg ky i cili është zëvendësuar me dënim me gjobë.
Gjykatës i ishin dashur më shumë se 2 vjet për ta përfunduar procesin gjatë të cilit gjykatësi u obligua të përdorte mekanizma kërcënues për t’i sjellë VIP-at në gjykatore për të dëshmuar.
Më 20 mars të vitit 2014 Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë kundër Gazmend Mirenës dhe Krenar Çoçajt, duke i ngarkuar me veprën penale lëndim i lehtë trupor ndaj Ledri Vulës.
Reperi e kishte përshkruar si një veprim hakmarrës rrahjen e ndaj tij.
“Motivi i sulmit ishte Dafina, pasi që pas Krenarit kam qenë unë në lidhje me të”, kishte thënë Vula në gjykatore.
Këngëtari kishte përshkruar në gjykatore ngjarjen kur ai përfundoi i rrahur duke thënë se nuk e kishte parafytyruar se do përfundonte i rrahur.
“Arsyeja pse kam vendosë të dal nga makina të them të drejtën është sepse Gazmendin e kam njohur dhe nuk ma ka marrë mendja që do të më godasë me të parën”, tha Vula.
Prokuroria pretendon se Vula ishte sulmuar nga Çoçaj me një shufër metalike në dorë, ndërsa Gazmend Mirena e kishte goditur me kondak të revoles me ç ‘rast viktima ishte rrëzuar në tokë.
“Kur më ka goditë Gazmendi, e di që mu ka ba zi dhe instinktivisht i kam qitë duart në kokë”, kishte rrëfyer Vula në gjykatore.
Këngëtarit i ishte dashur bukur kohë për të shpjeguar dhunën që u ushtrua ndaj tij.
“Në një moment janë ndalur dhe unë jam ngritur në këmbë dhe kur kam tentuar të ik, më kanë goditur edhe njëherë nga mbrapa. Pasi kam filluar të vrapoj, ata më kanë ndjekur dhe më ka ra telefoni nga xhepi, jam kthyer me marrë telefonin dhe gjaku më rrjedhte vazhdimisht. Pastaj e kam parë Getoarin duke tentuar që t’i ndalë pasi që ata tentonin që të më sulmonin nga mbrapa”, kishte rrëfyer Vula
Sipas Ledri Vulës, në momentin që kanë hyrë në makinë, Getoar Selimi i kishte bllokuar dyert në mënyrë elektronike, ndërsa kur Gazmend Mirena i kishte bërtitur “Dil jashtë, dil jashtë”, ai “nga hutia i kishte zhbllokuar dyert”.
Për ta rrëfyer ngjarjen Selimi nuk ishte shfaqur në gjykatore, veprim ky i cili e kishte obliguar gjyqtarin e rasti të lëshojë letërrreshtim.
Getoar Selimi u shfaq në gjykatë më 22 mars të këtij viti, për të dhënë dëshmi për natën kritike si dëshmitar okular e kyç i rastit.
Me kërkesën e avokatëve mbrojtës, Kosovare Kelmendi dhe Asdren Hoxha, për shkak të natyrës së rastit, publiku u përjashtua nga seanca ku dha dëshminë e tij Selimi.
Por, prokurorja Limani në fjalën e saj përfundimtare iu referua deklaratës së Selimit në gjykatë, ku edhe u bë e ditur se i njëjti nuk ka arritur t’i identifikojë fytyrat e sulmuesve, pasi që të njëjtit kishin vënë maska në fytyrë dhe po ashtu nuk ka arritur t’u shohë armë.
Njëjtë kishte deklaruar edhe Fidan Demolli, personi i tretë në makinën e Selimit në natën kritike, transmeton kallxo.com.
Ndonëse, prokurorja Limani, avokati Gashi, e po ashtu Ledri Vula kanë theksuar se sulmi ka ndodhur për shkak të këngëtares Dafina Zeqiri, e njëjta nuk u ftua asnjëherë të dëshmojë para trupit gjykues.
Pas dënimit avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimit.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...