Lajme

Rrahja e të moshuarës në Pejë, Prokuroria jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 02 November 2022

Pas rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë nga infermierja Aurona Pelaj, janë arrestuar deri më tani 3 infermiere nga kjo qendër.

Prokurori i angazhuar me këtë rast, Dorian Juniku, tha se përveç Pelajt, janë arrestuar edhe dy infermiere për ndihmë në sulmin ndaj të moshuarës dhe filmimin e saj.

“Pas marrjes së informatave, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ku për një kohë të shkurtër kemi arrestuar fillimisht dy të dyshuara, e më pas dhe të dyshuarën e tretë, të cilat dyshohen se kanë kryer veprën penale të sulmit, dhënien e ndihmës në sulm dhe veprën penale të fotografimit apo incizimit të paautorizuar.” – tha Juniku.

-Advertisement-

Juniku theksoi se tre infermieret momentalisht janë duke u intervistuar, dhe më pas do të ndërmerren veprimet e nevojshme, përfshirë dhe paraburgimin.

“Gjatë kësaj kohe sa po flasim të dyshuarat janë duke u intervistuar në stacionin policor në Pejë dhe në vazhdim do të vlerësojmë çdo veprim të nevojshëm që duhet ndërmarrë qoftë edhe në drejtim të parashtrimit të kërkesës për shqiptimin e ndonjë mase.” – deklaroi ai.

Gjatë ditës sot u publikua një video në të cilën shihet se infermierja Aurona Pelaj, e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë po sulmonte dhe po e rrihte në mënyrë çnjerëzore të moshuarën në atë qendër, e cila, siç u raportua më herët, vuan nga sëmundja e Alzheimerit (Harresës).

Nga “Orenda”, më herët bënë të ditur se Pelaj dhe infermieret tjera prezentë në atë moment janë suspenduar të gjitha nga puna./Arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera