Lajme

Rrahja e Medi Isenit, arrestohet pejani që u shoqërua me Noizyn natën kritike

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 08 August 2024

Pas shpalljes në kërkim të dy reperëve, Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë ndaluar një person që dyshohet se po shoqërohej me reperin Noizy, natën kur ndodhi rrahja e Medi Isenit në një diskotekë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdher te prokurorit te shtetit eshte ndaluar edhe nje person per rrahjen e ndodhur para disa netesh ne nje klub te nates ne Peje. Ai dyshohet per vepren penale “pjesemarrje ne rrahje”, tha Nikçi.

-Advertisement-

Sinjali ka mësuar se i ndaluari është nga fshati Buqan në Pejë, i cili nuk është anëtar i grupit ‘OTR’, por vetëm ka qenë i shoqëruar me Noizyn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera