Lajme

Rrahja brutale e të moshuarës në Pejë nga infermierja, reagon Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 02 November 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve shokuese ku një e moshuar rrahet brutalisht nga një infermierë derisa të tjerat qeshin dhe xhirojnë.

Haxhiu ka thënë se këto pamje e kanë tronditur atë derisa ka thënë se policia dhe prokuroria janë duke u marrë me rastin.

“Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.  Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se hetimet duhet të thellohen dhe të bëhen edhe në qendra të tjera të të moshuarve..

“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen! Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente”, shkruan ministrja në reagimin e saj.

Kujtojmë se deri më tani janë suspenduar nga puna katër infermiere ndërsa dy të tjera janë arrestuar dh ejanë dërguar në mbatjtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera