Lajme

Rrahen vëllezërit në Viti, arrestohen nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 28 August 2024

Dy burra vëllezër nga Vitia janë arrestuar pasi janë rrahur ndërmjet vete duke shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës njofton se të dy kanë pasur trajtime mjekësore dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Dy meshkuj  kosovarë-vëllezër  janë përleshur fizikisht ndërmjet vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera