Lajme

Rrahen dy persona në Prizren, njëri bëhet për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 24 March 2022

Dy persona nga Prizreni janë rrahur ndërmjet vete në një lokal në Prizren shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton Policia në Prizren rasti ka ndodhur në lagjen “Arbana”.

“Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në Rr.’Ismajl Kryeziu”, lagja Arban e Prizrenit, ne një lokal të natës,  ka një sulem fizike ne mes te dy personave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore  në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore  në vendin e ngjarjes.  Njësitet policore   të Stacionit Policor  Prizren VERI, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Është bërë identifikimi i të dyshuarit i përfshirë në këtë rast: -XH. B., i datëlindjes 1980 ,m/sh/sh Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte ne  fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera