Lajme

Rra hje masive në një pishinë në Istog, dy persona bëhen për spital

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 17 July 2024

Një rrahje masive ka ndodhur sot në një pishinë në Istog, ku janë përfshirë disa persona, për motive akoma të panjohura. Njëri prej tyre ka përfunduar në pranga të Policisë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë arratisur, raporton Sinjali.

Dy persona që pësuan lëndime trupore nga përleshja janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari që u ndalua u kap teksa po tentonte të ikte.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

-Advertisement-

Sot rreth orës 17:00, Policia është informuar për nje rrahje e cila ka ndodhur në një pishinë në Istog, në këtë rrahje janë përfshirë disa persona, ndërsa si pasojë dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në QKMF-Istog e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjës ndërsa njëri nga të dyshuarit gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku, i njejti është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë në kërkim Policor.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera