Rozë

Rozana Radi refuzon intervistat, thotë se s’ka çka të tregojë

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 20 February 2018

Ndonëse shumë kolegë të saj mund të kërkojnë vëmendje mediatike e protagonizëm, ajo po e kërkon të kundërtën.

Këngëtarja Rozana Radi ka bërë një apel në profilin e saj në Instagram, për punonjësit e televizioneve që të mos ftohet më në emisione.

-Advertisement-

Me siguri, kjo kërkesë ka ardhur pasi ajo është ftuar nga dikush, megjithatë Radi ka një mënyrë elegante për të refuzuar.

Ajo shkruan se nuk ka më çfarë të thotë dhe për këtë arsye nuk dëshiron të jetë paneliste në ndonjërin prej emisioneve.

Radi kërkon që të mos ftohet përderisa nuk ka asgjë të re nga ana profesionale dhe s’ka çka të thotë.

Rozy kohëve të fundit më shumë ka punuar si tekstshkruese dhe është tërhequr personalisht nga skena.

Ajo më parë ka qenë në lidhje me Mc Kreshën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera