Rozë

Roza Lati në lotë rrëfen historinë e dhimbshme: Abortova, i dëgjova rrahjet e zemrës…

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 02 April 2024

Roza Lati  gjatë ditës së sotme ka hapur zemrën duke biseduar me Julin, Erjolën dhe Gracianon një periudh të vështirë të jetës së saj.

Ajo mes lotëve u ka treguar banorëve se ka abortuar një fëmijë që ka pasur me ish-partnerin e saj që jetonin larg.

Ajo shprehet se duke i bërë një analizë jetës së saj, e kuptoi se nuk ishte gati, kështu vendosi që të abortonte.

-Advertisement-

Moderatorja thotë se ky vendim ishte tepër i vështirë  dhe tregon se e ka përjetuar mjaft keq, madje nga mërzia ka lënduar veten.

‘’Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po ecja në ajër, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty qarë dhe kam rrahur veten, e kam dënuar Rozën, i kam gjuajtur kokës me grushte. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu’’, u shpreh ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera