Rooney: Po ta kisha në dorë, do të emëroja këtë trajner te Manchester United
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 19 January 2019
Wayne Rooney thotë se zgjedhja e tij e parë për trajnerin e Manchester United do të ishte Mauricio Pochettino, megjithëse beson se Ole Gunnar Solskjaer meriton një shans për ta provuar veten. Solskjaer u emërua përkohësisht, pas shkarkimit të Jose Mourinho në dhjetor, por ka bërë një kthesë të madhe në fatet e “Djajve të Kuq”.
Klubi nga “Old Trafford” ka fituar gjashtë ndeshje radhazi, me triumfin e fundit 1-0 ndaj Pochettino dhe Tottenham, në “Wembley”, duke u katapultuar në garën për “top-katër” në klasifikim. Edhe pse performanca e Solskjaer-it deri më tani i ka rritur shanset e tij për t’u emëruar trajner i përhershëm, Pochettino ende shihet nga shumë njerëz si objektivi kryesor i klubit.
Rooney, një ish-bashkëlojtar i Solskjaer te Manchester United, është i mendimit se Pochettino do të ishte njeriu më i mirë për këtë punë. “Para së gjithash, duhet t’i jepet Ole një mundësi dhe ky është një diskutim që duhet të bëhet me Glazers, – tha Rooney për ESPN. – Sidoqoftë, nëse do të kisha mundësinë të emëroja dikë, unë do të zgjidhja Pochettino.
Manchester United, gjatë 20, 30 viteve të fundit, që nga koha e Alex Ferguson, është bazuar te lojtarët e rinj në blerje. Mendoj se Pochettino merr më të mirën nga lojtarët e tij, pavarësisht nëse janë të rinj apo më të vjetër. Ju mund t’i shikoni disa nga lojtarët e rinj, që ka sjellë te Tottenham. Ai është i gatishëm për t’iu dhënë të rinjve një shans”.
Rooney, i cili u bashkua me D.C. United nga Evertoni, verën e kaluar, këmbëngul se ishte e vështirë për t’i parë “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Mourinhos. Megjithatë, tani është i kënaqur që Solskjaer po iu jep yjeve të ekipit lirinë për të luajtur:
“Unë mendoj se nuk ishte mirë ta shikojë ashtu Manchester United, me lojtarë të palumtur. Ata nuk po kënaqeshin. Gjithçka që Mourinho duhet të bënte ishte t’iu thoshte lojtarëve të tij: shkoni dhe luani, shkoni dhe shprehni veten tuaj në fushë, gëzoni. Edhe nëse merr Cristiano Ronaldon e Lionel Messin dhe u thoni atyre që duhet të luani këtu, duhet të bëni këtë, ju jeni vetëm për këtë, ata nuk do të jenë lojtarët e njëjtë.
Kur bëhesh pjesë e Manchester United, kjo nënkupton se je mjaft i mirë për të ditur se si të luash dhe çfarë duhet të bësh në fushë. Duhet të udhëzoheni për detaje të vogla nga trajneri, sigurisht, por gjëja më e madhe që duhet të bëni është të luani dhe kënaqeni”.

T� tjera
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...






























