Ronaldo tregon që nuk është i lumtur te Manchester United
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 01 January 2022
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh premtimi drejt tifozëve të Manchester United, ku edhe deklaroi që nuk është i lumtur me atë që klubi i tij po bën momentalisht.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 14 gola në të gjitha paraqitjet e tij që nga rikthimi tek United këtë verë, përcjell KosovaPress.
Por, tani ku vëmendja është te viti 2022, Ronaldo e ka shfrytëzuar rastin që t’iu dërgoj një mesazh premtimi tifozëve të “Djajve të Kuq”.
“Le ta bëjmë Vitin e Ri pikë nisjeje për tu rikthyer më të fortë këtë sezon. Le ta presim 2022 më të motivuar dhe me një mentalitet fituesi. Le të prekim majat dhe të arrijmë yjet dhe ta rikthejmë këtë klub aty ku e ka vendin. Na u bashkoni, ne jemi duke llogaritur në juve. Gëzuar Viti i Ri dhe shihemi së shpejti”, tha Ronaldo.
Po ashtu, ylli portugez tregoi që nuk është aspak i lumtur me situatën aktual te Manchester United.
“Nuk jam i lumtur me atë që jemi duke fituar te Manchester United. Askush këtu nuk jem, jam i sigurt. Ne e dimë që duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të sjellim më shumë se që jemi duke e bërë tani”, tha Ronaldo.
Cristiano Ronaldo u transferua këtë verë nga skuadra e Juventusit te gjigandi anglez Manchester United, kështu duke u rikthyer në “Old Trafford” për herë të parë që pas largimit drejt Real Madridit.
Të tjera
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...