Rozë

Ronaldo tradhton të dashurën shtatzënë me këtë portugeze

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 26 October 2017

Ronaldon sërish ka mbushur faqet e para të tabloideve portugeze pas shpalljes si lojtari më i mirë në botë nga ana e FIFA-s.

Revista portugeze “TV Guia” ka vënë një fotografi të yllit të Real Madridit në ballinën e gazetës këtë javë, duke pretenduar se futbollisti e ka mashtruar Georgina Rodriguezin.

Ronaldo akuzohet se ka kaluar një natë me Natacha Sofian, bukuroshen 21-vjeçare portugeze, e cila u bë e famshme në saje të realit shout “Love on top”.

-Advertisement-

Sipas Sofias, ajo kaloi një natë me Ronaldon, pasi ishte njohur me lojtarin përmes rrjetit social, Instagram.

Natacha thotë se kaloi natën romantike me 32-vjeçarin në një hotel teksa pretendon të ketë shijuar “seksin më të mirë në botë”.

Pas marrëdhënies seksuale, ajo pohon se Ronaldo i kishte dhënë 300 euro për ta paguar një taksi që e dërgoi në shtëpi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që lojtari po akuzohet për afera seksuale, por të cilat më pas dalin të pavërteta.

Ronaldo është duke pritur të bëhet për herë të katër baba, ku e dashura është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera