Sport

Ronaldo “thyen” ecurinë e jashtëzakonshme që e kishte nga viti 2011

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 29 December 2018

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme në Juventus.

Ai shkëlqeu në Serie A duke shënuar dhe asistuar për skuadrën e tij, dhe padyshim duke u kthyer në lojtarin kryesorë të skuadrës.

Por, portugezi ka dështuar që këtë vit ta vazhdojë ecurinë e tij të jashtëzakonshme që e mbante që nga viti 2011.

-Advertisement-

2018 është viti i parë që Ronaldo dështon të shënojë 50 apo më shumë gola brenda një viti kalendarik.

Me dy golat e shënuara kundër Sampdorias, portugezi ka prekur kuotën e 49 golave brenda këtij viti.

Kësisoj, ai ka mbetur me dy gola më pak se “rivali” i tij Lionel Messi, i cili këtë vit shënoi plot 51 herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera